Saturday, August 13, 2022
HomeSportPercaktohen çiftet cerekfinalistet

Percaktohen çiftet cerekfinalistet

-

Islanda eshte surpriza e madhe e ketij kampionati europian. Ne debutimin e tyre historik ne nje turne te tille, islandezet tronditen Angline e yjeve te futbollit duke I eleminuar. Takimi nisi ne nje menyre te cmendur pasi per 6 minuta u shenuan dy gola. Anglia kaloi në avantazh në minutën e 4 me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Runej, por festa e tyre nuk zgjati shume pasi 2 minuta më vonë Sigurdsson barazoi shifrat. U mendua se ishte një gol i rastësishëm i islandezëve, por nuk kishte qenë kështu, pasi vetëm 10 minuta më pas ata arrijnë të shënojnë edhe golin e avantazhit sërish me Sigurdsson, i cili rezultoi vendimtar për kualifikimin e mëtejshëm të ekipit të drejtuar nga Lagerback. Anglia më pas bëri të gjitha përpjekjet për të shënuar të paktën golin e barazimit por nuk ia arriten. Me vershellimen e fundit te arbitrit, Anglezet dalin per here te dyte nga europa brenda pak ditesh duke I dhene lamtumiren kampionatit europian. Ne cerekfinale Islanda do te perballet me Francen, ndeshje qe do te luhet me 3 korrik. Perballja e pare cerekfinaliste do te jete diten e enjte me 30 Qershor ku Polonia dhe Portugalia do te luajne per nje vend ne gjysmefinale ndersa nje dite me pas me 1 korrik Wellsi I Gareth Bale do te luaje nje sfide mjaft te veshtire perballe yjeve te Belgjikes. Diten e shtune ne oren 21:00, do te luhet edhe klasikja e futbollit europian dhe atij boteror mes Italise dhe Gjermanise. Italianet te favorizuar nga historia do te presin gjermanet, kampion bote ne fuqi per nje vend ne gjysmefinale ku skuadra qe do te kaloje, konsiderohet si pretendente numer 1 per fitimin e trofeut.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts