Thursday, December 12, 2024
HomesocialeSorollatjet e familjes Bajrami

Sorollatjet e familjes Bajrami

-

1 muaj më parë 12 vjeçarja K. Bajrami e cila jeton në shtëpinë e fëmijës Shkoder i dërgoi një letër publike kryeministrit Edi Rama. Gjithçka mori spunto nga skandali i dhunës fizike e psikologjike dhe abuzimi seksual që ishte bërë në këtë qender me 3 vajza të mitura. Ajo nuk kërkonte asgjë më shumë vetëm bashkimin e familjes dhe sigurimin e një strehe për ta, e cila edhe sot mungon. Familja Bajrami edhe sot jeton në kushte skandaloze, ndërsa po përballet me një situatë edhe më të rëndë, pasi nëna nuk lejohet të takojë vajzat që jetojnë në shtëpinë e fëmijës.

Nuk lejohet t’i takojë, por as kur telefon për të mësuar si janë fëmijët e saj, askush nuk i përgjigjet.

zv. Drejtoresha e shtepise ben me dije se nuk jane ndaluar te takohen, thjesht ka nje ndryshim lidhur me diten dhe oraret e takimit.

Pas skandalit në shtëpinë e fëmijes ku u arrestuan 5 punonjese, prej të cilave vetëm ish drejtoresha ndodhet ne burg, situata ka ndryshuar në këto qendra. Ato po bëhen edhe më të mbyllura, ndërsa familjarët përballen me sorollatje për të takuar fëmijët.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts