Thursday, December 12, 2024
HomeAktualitetPostribe, rrjeti vadites i papastruar !

Postribe, rrjeti vadites i papastruar !

-

Uji nuk mungon për vaditjen e prodhimeve bujqësorë te fermerëve ne njësinë administrative Postrribe, por një pjese e mire e kanaleve janë te papastruara. Para 10 vitesh u shpenzuan 70 milionë leke për pastrimin e kanalit te Kirit 12 km i gjate me kapacitet 1000 litra ujë ne sekont, dhe qe nga ajo kohe nuk eshte bere asnjë ndërhyrje tjeter.
Kjo zone është mjaft e pershtatshme për disa kultura bujqësore si duhanin, misrin, domatet, specat etj. Sipërfaqja e tokës nen ujë është mesatarisht 870 metër katror për fryme, një tregues domethënës për te siguruar te ardhura te konsiderueshme për çdo familje, nëse do te garantohej vaditja:
Me mbështetjen e Bordit te Kullimit dhe Drejtorisë se Bujqësisë, është tërësisht e mundur qe sistemi ujitës ne ketë zone, te rivihet ne pune me kapacitet te plote:
Fermerët e Postribes paguajnë 150 leke për ore, për ujin qe sigurojnë për vaditje. Rezerva ujore si ne lumin Kir ashtu dhe ne rezervuarin e Shtodrit nuk mungon, pasi vetëm ky i fundit gjate verës ka rreth 10 milionë metër kub rezerve ujore. Mbetet vetëm rehabilitimi i kanalizimeve, qe kjo zone te mos e vuaj thatësirën gjate verës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts