Tuesday, November 12, 2024
HomeAktualitetMuaj i Shenjte i Ramazanit, LSI shtroi iftar ne Puke

Muaj i Shenjte i Ramazanit, LSI shtroi iftar ne Puke

-

Lëvizja socialiste për Integrim e Pukës edhe këtë vit i është bashkuar muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shtruar sofrën e yftarit për të gjithe besimtarët mysliman dhe mysafirët që i bashkohen lutjeve dhe agjerimit në këto ditë të shënuara për këtë komunitet. I ftuar në këtë mbrëmje vëllazërie ishte edhe deputeti i LSI qarku Shkoder Agron Çela së bashku me drejtues të kësaj force politike. Në fjalën hapëse, mikëpritësja e kësaj sofre kryetarja e LSI Pukë Sajmira Laçi tha se ky muaj i madhërueshëm ka forcuar me shume respektin mes besimtareve me përkatësi te ndryshme fetare, gjë qe tregohet dhe me pjesmarrjen ne ketë iftar te besimtareve të të gjitha besimeve. Mirënjohje Laçi shprehu veçanërisht për deputetin Çela, për angazhimin qe ai ka treguar dhe tregon për te qene sa me pranë njerëzve edhe në data të shënuara për komunitetet fetare.

Myftiu i rrethit të Pukës Gëzim Kopani i pranishëm në këtë iftar falenderoj Levizjen Socialiste për integrim për respektin ndaj agjeruesve, si dhe deputetin Çela për respektin dhe vemendjen që tregon ndaj komuniteteve fetare jo vetëm në ditë festash.

Sofra e Yftarit konsiderohet si sofra e bashkimit dhe të krijon ndjesit hyjonore pasi me lutje për agjerim të pranuar besimtaret mbyllin ditën e tyre të agjerimit në muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts