Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetRilindja urbane ne Malesi te Madhe

Rilindja urbane ne Malesi te Madhe

-

Rilindja urbane mbërrin në bashkinë Malësi e Madhe, aty ku brenda pak ditësh pritet të nisë puna për transformimin e qendrës së qytetit të Koplikut. Janë 208 milion lekë të reja të financuara nga fondi i zhvillimit të rajoneve të cilat do të transformojnë qendrën e kësaj bashkie, e cila prej 25 vitesh nuk ka njohur asnjë investim. Ishte vetë ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni që pa nga afër zonën ku do të nisin punimet të cilat i cilësoi si hapi i parë i zhvillimit të kësaj zone me potenciale të mëdha zhvillimi.

E pyetur për planet vendore, 26 bashkitë e para e mbyllin brenda korrikut punën dhe më pas i miratojnë në këshillat bashkiak tha Gjermeni. Ajo foli edhe për proçeset pasuese të punës për bashkitë e mbetura.

Paralelisht Gjermeni me drejtuesit vendore dhe deputetin e zonës inspektoi edhe rikonstruksionin e një pallati, investim me parametrat e efiçensës së energjisë, model që sipas saj duhet të ndiqet në veri nga çdo njësi vendore. Vizitën e mbylli në pikën turistike të Razmës ku inspektoi ndërtimin e pedonales.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts