Thursday, August 18, 2022
HomeAktualitetDeputeti Çela shtron yftar ne “Naten e Kadrit”

Deputeti Çela shtron yftar ne “Naten e Kadrit”

-

Nё respekt dhe nderim tё muajit të madherueshëm të Ramazanit, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Agron Çela ka shtruar një yftar në “Natën e kadrit” për besimtarët mysliman të Shkodres. Kjo traditë e bukur e cila vjen çdo vit nën atmosferën e veçantë që përcjell kjo festë në të gjithë komunitetin, bashkoi edhe sivjet në sofrën e yftarit prefektin Paulin Radovani, përfaqesues të myftinisë, drejtues të institucioneve, mysafir nga Malësia e Madhe dhe Puka, studiues, teologë dhe shkrimtarë. Fillimisht darka nisi me lutjen tradicionale, e më pas teologu Arben Halluni duke i uruar të pranishmit për agjërimin e kësaj dite të begatë, falenderoi deputetin Çela që ruan këtë traditë të bukur të shtrimit të yftarit në një natë të madhe e të shënuar, siç është nata e Kadrit për fenë islame.

Muaji Ramazanit është muaji i faljes dhe agjerimit ku cdo besimtar mysliman bëhet pjesë e veprave të bukura dhe domethënëse ashtu si kjo mbremje me të ftuar të shumtë. Nata e Kadrit njihet ndryshe si më e mira e një mijë muajve, ndërsa agjerimi cilësohet si një nga shtyllat e fesë islame. Dita e fundit e muajit të Ramazanit është dita e hënë, ndërsa të martën besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Bajramit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts