Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetRruget e Pukes te amortizuara

Rruget e Pukes te amortizuara

-

Rrugët e Pukës janë në gjendje të mjerueshme dhe amortizimi i tejskajshëm po kthehet në rrezik serioz për jetën e kalimtarëve. Udhëtimi prej 60 kilometrash nga Shkodra drejt kësaj zone malore përveç dëmtimit të asfaltit nuk të kursen rrëshqitjet e dherave dhe gurëve, si dhe mungesën e bordurave anësore përballë humnerave që përshkon ky segment. Kryebashkiaku Gjon Gjonaj e cilëson alarmante situatën, ndërsa pranon se institucioni që drejton nuk mund të marrë masa dhe as të kontrollojë drejtoritë përgjegjëse.

Si të mos mjaftonte gjendja e rënduar e rrugëve, në bashki Gjonaj thotë se nuk ka gjetur asnjë projekt për rikonstruksionin e tyre, me përjashtim të vijëzimeve.

Vitet e shkuara në rrugët e Pukës aksidentet nuk kanë munguar, fatkeqësisht një pjesë e madhe me viktima. Në dimër dëbora dhe ngricat e kthejnë udhëtimin në këto akse në një mankth të vërtetë, e si të mos mjaftonin problemet e shumta, këto akse nuk kanë qoftë edhe një sinjalistikë minimale për të orientuar drejtuesit e mjeteve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts