Bizneset në zonat turistike të Lezhës kanë bërë prej vitesh deklarime të rreme për të shmangur pagesën e taksave të hapësirës. Problemi është konstatuar nga drejtoria e tatim – taksave në bashkinë e këtij qyteti, e cila pasi ka studiuar lejet e dhëna ka arritur në këtë përfundim, duke bërë që inspektorët të rinisin vlerësimet në terren. Abuzimi është kryer nga hotelet dhe restorantet, por edhe shtëpitë që lëshohen me qera.
10 ditë afat do të kenë bizneset për të paguar taksat lidhur me diferencën e krijuar, në të kundërt do të përballen me bllokim bankar.
Vetëm gjatë këtij, sezoni janë hapur rreth 280 biznese të reja pjesa më e madhe e të cilave në Shengjin dhe që janë kryesisht aktivitete ambulante.