Monday, December 5, 2022
HomeSportFranca “zgjon” nga endrra Islanden

Franca “zgjon” nga endrra Islanden

-

Ka bërë detyrën në shtëpinë esaj, duke shpartalluar Islandën por edhe duke dërguar sinjala të qarta tek Gjermania. Franca fitoi me rezultatin 5 – 2, çerekfinalen e fundit të këtij europiani, duke i dhënë fund edhe endrrës Islandeze. Francës i kanë mjaftuar 45 minutat e para që të sigurohet se do të jetë ai ekipi që do të përballet ndaj kampionëve të Botës në gjysmëfinalen e Europianit, pasi shënoi plot 4 herë në portën e kundërshtarit. Olivier Giroud ka qenë ai që ka hapur edhe serinë e golave ndaj Islandës që në minutën e 13’. Pas tij, vetëm 7 minuta më pas, në minutën e 20’ ka qenë Paul Pogba ai i cili ka gjetur rrugën e rrjetës duke dyfishuar rezultatin. Minutat e fundit të pjesës së parë ka qenë edhe më të hidhura për Islandën, pasi pësuan 2 gola brenda dy minutave. Golat e Dimitri Payet në minutën e 43’ dhe Antoine Griezmann në të 45’ çuan rezultain në 4-0. Pas fillimit të pjesës së dytë islandezët hynë në fushë me një mentalitet tjetër duke ngulmuar për të gjetur rrugën e rrjetës. Ka qenë minuta e 56’ kur Kolbeinn Sigthorsson ka arritur të shënojë edhe golin e parë për debutuesit e këtij kompeticioni europian. Por 3 minuta më pas, Giroud ka gjetur për herë të dytë rrugën e rrjetës duke çuar rezultatin në 5-1. Edhe pse në një humbje të thellë Islandezët nuk kanë humbur në asnjë moment mbështetjen e tifozëve të tyre. Kjo ka bërë që futbollistët të mos dorezohen dhe të gjenin sërish rrugën e rrjetës në minutën e 84’ me anë të Birkir Bjarnason, gol që shënoi edhe rezultatin final të ndeshjes 5-2. Të Enjten në Velodrome të Marseilles do të luhet padiskutim finalja e parakohshme e këtij Europiani mes Francës dhe kombëtares së pancerave. Gjermania është e paralajmëruar, pasi organizatorët e Euro 2016, janë aty të gatshëm për të fituar një tjetër kampionat Europian në shtëpinë e tyre pas atij të vitit 1984.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts