Friday, August 19, 2022
HomeAktualitetOSHEE nis nderhyrjen ne Kune, Shengjin

OSHEE nis nderhyrjen ne Kune, Shengjin

-

Ishte kthyer në rrezik serioz për pushuesit si pasojë e erozionit dhe pas denoncimit në media, operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike vendosi të ndërhyjë në linjën elektrike të Kunës në Shengjin. 1.2 kilometër linja të reja po shtrihen në këtë zonë, ndërsa të gjitha shtyllat elektrike që janë në rërë do të zhvendosen në afërsi të rrugës duke eleminuar përfundimisht rrezikun.

Për të lehtësuar konsumatorët në pagesën e faturave, por edhe për çdo ankesë, në Shengjin është hapur edhe një zyrë kujdesi për klientin.
OSHEE ka bërë me dije se punimet do të mbyllen në kohë dhe paralelisht po punohet që këtë sezon veror problemet me energjinë të eleminohen thuajse tërësisht në Shengjin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts