Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetNis festivali i kenges per femije

Nis festivali i kenges per femije

-

Për të 54-in vit, çeli siparin në Shkoder eventi më i rëndësishëm muzikor mbarëkombëtare për fëmijë. Interpretime të veçanta erdhen në natën e parë nga 10 zërat e perzgjedhur për tu ngjitur në skenën që këtë vit është ngritur në shatërvanin e qytetit. Atmosfera e krijuar mes efekteve skenike, ndërthurur magjishëm me zërat e talenteve të reja, dhuroi për publikun një mbrëmje plot emocione. Traditë e ruajtur me fanatizëm në Shkoder që vit pas viti vijon të dhurojë surpriza.

Surprizë ishte akordimi i titullit “Mirënjohja e qytetit” për shkrimtarin Alfred Çapaliku, një nga bashkëpunetoret e vjeter të këtij festivali me tekstet për fëmije, e që në vite është nderuar me çmime të shumta.

Edhe drejtori i festivalit Kujtim Alija vlerëson përformancat e natës se parë, duke premtuar surpriza deri në finale.

Festivali i fëmijëve bashkon zërat më të mirë të te vegjelve nga të gjitha trojet shqiptare por jo vetëm. Janë 20 femije që me kenget e tyre do ti japin gjalleri qytetit per tre nete me radhë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts