Thursday, December 12, 2024
HomeAktualitetInstalohet Koronografia ne Spitalin Rajonal

Instalohet Koronografia ne Spitalin Rajonal

-

Pas repartit te ri te dializes, brenda këtij muaji ne spitalin rajonal te Shkodres do te jete gati edhe reparti i koronografise, për aparaturat e te cilin janë investuar afro 1 milion Euro. Instalimi ka përfunduar dhe po behen testimet e fundit. Synohet qe brenda këtij viti te jene ekzaminuar se paku 400 paciente, qe vuajne nga infarkti i miokardit dhe sëmundje te tjera te zemres.

Rendesia e këtij shërbimi eshte vendimtar për te shpetuar jeten e njerëzve dhe garantuar jetegjatesine e tyre, thekson mjeku kardiolog, Luan Dragusha.

Duke inspektuar nga afer instalimet e kryera, drejtori Çela e quan me interese te informohen pacientet edhe për faktin qe ekzaminimi me ketë teknologji, do te behet ne dore dhe jo ne kembe siç kryhet ne Tirane.

Deri tani koronografia eshte kryer vetem ne Tirane. Ky repart ne Shkoder eshte i pari ne shkalle vendi jashte kryeqytetit, dhe me teknologjine me bashkekohore. Fillimisht do te sherbeje me sistem 8 oresh dhe ne vijim ky sherbim do te jete si urgjenca, 24 ore panderprerje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts