Thursday, August 11, 2022
HomeSportVetem Agovic dhe Rakic bindin

Vetem Agovic dhe Rakic bindin

-

Pavaresisht tentativave te trajnerit Cungu dhe adminstratorit Gjyrezi, merkatoja e Vllaznise duket shume e veshtire. Lojtaret e afruar ne prove nuk jane as ne nivelin e futbollisteve te akademise dhe afrimi I nje elementi cilesor ne te tilla kushte duket e pamundur. Numri 1 I pankines duket I lodhur nga kjo menyre e vepruari dhe kete problem e ka shfaqur shpesh here pasi deri me tani rreth 7 lojtare jane provuar dhe thuajse te gjithe jane kthyer pas. Madje disa prej tyre ishin te nje niveli aq te dobet sa menjehere kane marre pergjigje negative. Kulmi arriti me portierin maqedonas Bozinovski I cili sapo u paraqit para stafit drejtues u refuzua pasi ishte disa kilogram mbi peshe. Pista e nenshkrimit me lojtaret ne prove eshte cdo dite e me shume drejt deshtimit pasi vleresime pozitive kane vetem portieri Agovic dhe sulmuesi Rakic por mbetet per tu pare cfare do te ndodhe me ta. Portieri ka shanse reale per tu veshur kuqeblu ndersa serbi ne ndeshjen me Decicin dha disa shkendija pozitive por ka probleme fizike. Ne kete rrugetim, drejtuesit garantojne se 3-4 futbolliste te nje niveli cilesor do te firmosin me Vllaznine. Ditet e fundit ne opinionin sportiv po flitet per afrimin e sulmuesit Pero Pejic ne Shkoder por duhet nje cmenduri ne aspektin financiar. Kroati kerkon nje rroge mjaft te larte dhe kerkohet nga ekipet e tjera si Kukesi dhe Tirana prandaj kjo ceshtje duket se do te mbetet vetem ne kuadrin e fjaleve. Nderkohe kur te gjithe mendojne per afrime, Arlind Kalaja nuk mund te konsiderohet me lojtar I Vllaznise. Perfundimisht mesfushori do ta vijoje karrieren jashte vendit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts