Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetVelipoja siguron vrojtimin dimeror

Velipoja siguron vrojtimin dimeror

-

Ndodh edhe kështu, të shpallësh tender në mes të muajit korrik të emertuar për sistemim shesh plazhi në Velipojë, ndërsa fituesin parashikon ta shpallësh në fund të korrikut. Ky është modeli i ndjekur nga bashkia Shkoder, me një emërtim të gjërë dhënë këtij investimi por që në fakt lidhet vetëm me ngritjen e kullave të vrojtimit në plazhin e Velipojës. E çuditshme një praktikë e tillë për të cilën është vënë në dispozicion edhe një fond prej 3 milion e 637 mijë e 480 lekë, ndërkohë që pushuesve u ka mbetur në dispozicion edhe gushti për shfrytëzimin e plazhit. Specifikimi teknik i këtij tenderi të shpallur nga bashkia, thotë se për realizimin e kullave duhet të përdoret dru bredhi dhe të gjitha teknikat për mbrojtjen nga agjentët atmosferik. Sa i përket montimit dhe fiksimit të elementëve të drunjtë shpjegohet vetëm aspekti teknik, duke u kujdesur për vidat, vajin e çdo elementë tjetër, por në asnjë rresht nuk thuhet data kur duhet të vendosen në hapësirat ranore të plazhit këto kulla, sa është numri i tyre dhe në çfarë distance. Absurde të tilla tendera që bëhen me paratë publike, në një kohë kur ky sezon mund të quhet i dështuar në këtë aspekt pasi ende nuk ka stafe të specializuara që do të monitorojnë nga këto kulla. Për ironi edhe privatët që fituan hapësirat për vendosjen e shezlloneve, një ndër pikat e kontratës kishin vendosjen e të tilla kullave, por asnjë prej tyre nuk e realizoi e as nuk u penalizua. Debati është shumë më i gjërë dhe sot Velipoja nuk ka çelur as sezonin turistik zyrtarisht, të paktën me një aktivitet simbolik, ndërsa pushuesit rropaten të gjejnë hapësirat dhe kushtet e premtuara, në një plazh të zhytur mes morisë së problemeve. Bashkia Shkoder u garanton pushuesve vrojtim në sezon dimëror.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts