Saturday, November 26, 2022
HomeSportKapiteni I Zetes tek Vllaznia

Kapiteni I Zetes tek Vllaznia

-

Darko Markovic, ish kapiteni I skuadres se Zetes ne Malin e zi eshte lojtari me I ri qe ka ardhur tek ekipi I Vllaznise. Ai do te testohet per disa dite me radhe nga trajneri Cungu dhe stafi drejtues dhe ne fund do te jepet nje verdikt per te ardhmen e tij. Ai luan në pozicionin e mesfushorit sulmues, vend për të cilin Vllaznia ka nevojë për përforcim pas largimit te mundshem edhe te Kalase. Karrieren ai e ka nisur ne ekipin e Zetes aty ku u rrit per te vijuar me pas ne Uzbekistan ku luajti per 3 vite ndersa me pas u rikthye serish ne atdhe me Decicin ku zhvilloi vetem 11 ndeshje. Ne vazhdim Markovic provoi edhe kampionatin hungarez dhe ate te Bosnjes per tu rikthyer perfundimisht ne Mal te Zi me skuadren e Zetes ku mori shiritin e kapitenit. Mesfushori sulmues ka nje karriere te pasur dhe mjaft eksperience cka do te ndihmonte shume ekipin kuqeblu por gjithcka eshte ne doren e trajnerit Cungu. Gjithashtu ne prove ka ardhur edhe portieri Delibashiç. 21 vjecari nga Mali I Zi do te tentoje te binde stafin drejtues ku rival do te kete bashkekombasin e tij Agovic. Gjate dites se hene, ra ne sy mungesa e sulmuesit Rakic per te cilin klubi I ka dhene disa dite leje dhe me pas do te rikthehet ne prove. Deri me tani nota pozitive kane marre vetem Markovic, Agovic dhe Rakic.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,588FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts