Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitet25 Vjet, Asnjë Projekt Infrastrukture

25 Vjet, Asnjë Projekt Infrastrukture

-

Perveç nje rrjeti elektrik emergjent por me rrezikshmëri te larte për jeten e njerëzve, asnjë element tjeter infrastrukture nuk eshte ndertuar ne lagjen me rreth 100 familje rreze kodrave te Bardhajve ne efersi te Varrezave te Deshmoreve. Për ujesjelles, as qe eshte bere fjale ndonjehere, ndaj ujin e pijshem janë munduar ta sigurojne nepermjet shpimeve , gjithesesi i paket dhe mjaft i dyshimte sa i perket pastertise:

Kjo lagje eshte nen administrimin e rajonit numer 5 te Bashkise Shkoder. Banoret e saj kujtojne ritin e zakonshem ne kohe fushatash elektorale qe vine e i mbushin me premtime, dhe me pas gjithçka harrohet:

Ne keto kushte, e konsiderojne vehten te harruar dhe te shpërfillur nga pushteti vendor, ndaj si hap te pare kerkojne nje takim me kryetaren e Bashkise, Voltana Ademi. Ata duan te dine se cilat janë projektet qe Bashkia ka vendosur te realizoje ne ketë zone dhe kur do te marre fund mungesa e vëmendjes ndaj tyre.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts