I financuar nga bashkimi Europian dhe i cilësuar si një ndër investimet më të rëndësishme për plazhin e Velipojës, ende edhe sot impjanti i ujrave të zeza nuk ka hyrë në punë. Shqetësimin e ngre kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila thotë se shumë pak lidhje janë bërë me abontetët familjarë, ndërsa testimi final i tij nuk është kryer.
Mungesa e fondeve mbetet problem për bashkinë, e cila nuk kursen akuzat ndaj qeverisë për mungesë mbeshtetje.
Reforma e ujit do të diktojë rregulla të reja, për të cilat kërkohen edhe financime, prandaj sytë janë tek qeverisja qendrore. Impianti i Velipojës synon ti japë fund problemeve në perpunimin e ujrave te zeza ndërsa teknologjia e përdorur është unike dhe sipas standarteve të larta europiane.