Të ngjan me ditën e provimit të maturës shtetërore, por në fakt nuk ka lidhje me të. Ky është momenti përpara nisjes së proçesit të votimit për kreun e grupseksionit Velipojë në partinë demokratike. Debatet dhe akuzat e ngritura nga një pjesë e anëtarësisë kanë dhënë efektin e tyre, duke bërë që selia blu të mbyllë dyert, e të zhvillojë një proçes hermetikisht të mbyllur. Vetëm 24 emra ishin në liste me të drejtë vote të cilët u lexuan nga n/kryetarja e PD Greta Bardeli. Pas përmbylljes së proçesit fitues me 13 vota u shpall Nikoll Marku, i cili kishte përballë në këtë garë Altin Kaçin dhe Sander Vilunin.
Por kundërshtarët selia blu ishte kujdesur t’i linte jashtë proçesit, duke ju hequr edhe të drejtën e votës. Këtë e deklaroi haptazi edhe kryetari i forumit rinor Nikolin Matusha, i cili akuzoi direkt kreun e deges Shkoder Ramiz Çobaj.
Marku vjen në këtë pozicion pas një përvoje të gjatë si kryetar komune i Velipojës.