Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetKabllot rrezikojnë jetën e qytetareve

Kabllot rrezikojnë jetën e qytetareve

-

Kabllot elektrike vazhdojnë te jene shqetësim sa i përket lartësisë se tyre, ne rrugën e lagjes se komunitetit rom, përtej Urës se Bunës. Qarkullimi i automjeteve te tonazhit te larte neper ketë rruge, si ky qe ofrojnë këto filmime, nuk munde te behet pa marre masa me pare për ngritjen e kabllove, ndryshe ato këputën duke shkaktuar kështu rrezik për jetën e qytetareve. Por edhe ne kushtet kur individ te ndryshëm detyrohen te ndihmojnë automjetet për te kaluar, rreziku për jetën e tyre është fare pranë, pasi kabllot mund te jene te paizoluara dhe eshte i pashmangshem kontakti me energjine elektrike. Për te mundësuar qarkullimin e ketij aumjeti mbrëmjen e dites se premte, përveç banoreve te lagjes, u detyrua edhe ndërhyrja e policise rrugore, pasi ishte bllokuar qarkullimi për disa minuta ne dy anet e rruges, si ne drejtim te Ures se Re te Bunes ashtu dhe te Shirokes. Ata kujtojne se nuk eshte hera e pare qe detyrohen te angazhohen për ti ndihmuar ne ketë menyre automjetet e tonazhit te larte, pasi kabllot elektrike janë shume ulet dhe keputen lehtësisht. Para dy muajsh nje automjet i tille shkaktoi demtimin e kabellit kryesor te furnizimit me erngji elektrike ne ketë zone, dhe ne te njejten kohe rrezikoi jeten e femijeve qe ndodheshin ne mjediset e jashtme. Banoret e kesaj lagjeje i kujtojne OSHE-se Shkoder se kane kërkuar ndërhyrjen e saj për te ndryshuar skemen e lidhjes se kabllove, me qellim qe ato te mos rrezikohen me nga automjetet, por ndërhyrja e saj ne përgjigje te kesaj kerkese deri tani ka munguar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts