Saturday, November 26, 2022
HomeAktualitetShkoder, shtrihet dora e pajtimit

Shkoder, shtrihet dora e pajtimit

-

Vendosen të falin dhe i shtrinë dorën e pajtimit njera – tjetrës.

Kështu i dhanë fund gjakmarrjes dhe lanë pas të shkuarën, familja Bregu dhe ajo Miruku në qytetin e Shkodres. Zgjodhën këtë mesazh të bukur faljeje, për të ftuar edhe familjet e tjera të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes, që të ndjekin rrugën e tyre, duke ndalur njeherë e përgjithmonë gjakderdhjen. Ka qënë djali i familjes, Erjon Bregu që vendosi të fale gjakun e babait, duke i shtrire dorën e pajtimit familjes Miruku, me të cilën prej disa vitesh ishin në hasmëri.

Kryetari i shoqatës së pajtimit të gjaqeve Nikoll Shullani, zgjodhi këtë moment për të dhënë edhe një mesazh të fortë, se si kanuni po keqinterpretohet duke u drejtuar arma tek të miturit dhe gratë e vajzat, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Familja Bregu dhe ajo Miruku hodhën kështu një hap që duhet të shërbejë edhe për shumë familje të tjera që vuajnë nga ky fenomen, që të lënë pas hasmëritë dhe të gjejnë forcën për të falur, duke i dhënë fund një fenomeni mesjetar që bashkëjeton edhe në ditët tona.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,588FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts