Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitetTregu i Rusit rrezikon jeten e tregtareve

Tregu i Rusit rrezikon jeten e tregtareve

-

Është kthyer në një telenovelë që prej vitesh vetëm përsërit seritë e saja. Ky është fati i tregut me pakicë në lagjen “Rus”, që çdo ditë vijon t’u rrezikojë jetën tregtarëve dhe konsumatorëve. Amortizimi është i lartë dhe në stinën e verës çdo produkt shitet mes papastërtive e temperaturave të larta, ndërsa në dimër rrezeve të dielli u’a zë vendin shiu që deperton ngado. Tregtarët shprehen të irrituar për indiferentizmin që tregon bashkia Shkoder përballë kërkesave të tyre që i quajnë elementare, në një kohë kur rezultojnë taksapagues të rregullt.

Prej afro 10 vitesh tregu i Rusit, ai i Zdrales dhe merkata janë në të njëjtën gjendje, duke ngritur pikëpyetjen e madhe edhe për sigurinë ushqimore dhe standartet që duhen plotësuar në të tilla raste. Premtimet kanë qënë të shumta në çdo fushatë nga kryebashkiakët, por deri më sot Shkodres nuk i është afruar qoftë edhe një treg i vetëm i mirëfilltë për fruta – perimet e bylmetin, duke e rënditur të vetmin qytet në vend pa një treg. Se edhe për sa kohë do të duhet të presim askush nuk di të thotë, por një gjë është e sigurtë, vetëm për standarte dhe siguri ushqimore nuk mund të flitet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,431FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts