Thursday, December 12, 2024
HomePolitikëDeputeti Çela me te rinjte ne Jale

Deputeti Çela me te rinjte ne Jale

-

Ka startuar zyrtarisht akademia politike verore e lëvizjes rinore për Integrim në kampingun e Jalës. 1500 të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, mes të cilëve rreth 100 nga Shkodra, Malësia e Madhe, Vau Dejësi dhe Puka, Fushe Arrezi pas akomodimit kanë nisur trajnimet rreth temave të ndryshme që çdo vit janë pjesë e këtij organizimi si ato politike, ekonomike, social – kulturore, edukative, argëtuese etj. Krahas kryeparlamentarit Ilir Meta dhe politikanëve të njohur nga Portugalia, Danimarka, Gjermania, Italia dhe rajoni i Ballkanit, të rinjve i janë bashkuar edhe deputeti i qarkut Shkoder Agron Çela me kolegët e tjerë të LSI-së, deputetja Arta Dade, ministra të kabinetit etj. Mes grupit të Shkodres të cilëve prej vitesh u mundëson shkuarjen në Jalë, deputeti Çela ka ndarë me ta biseda interesante rreth mbështetjes së rinisë, politikave që janë ndjekur dhe do të ndiqen për vazhdimësinë si në investime apo punësim, por edhe prag fushatës së 2017-es, ku LSI synon të shënojë suksesin e radhës. Atmosfera ka qënë e veçantë, ndërsa nuk munguan edhe këngët e vallet mes njeri – tjetrit.

Jo vetëm argëtim, pasi në thelb të këtij kampingu është trajnimi i rinisë. Në ditën e parë pjesë e bisedës me ta kanë qënë prioritetet e Sllovakisë në drejtimin e Presidencës së rradhës së Bashkimit të Europian. Ambasadori i këtij shteti në vendin tonë dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ndan disa nga punët e realizuara dhe objektivat për të ardhmen. Larg diskutimeve nuk mbeten as roli i Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon, apo politikat e sigurisë që ndiqen në raport me partnerët ndërkombëtar. Edhe për 4 ditë të tjera të rinjtë e LRI do të vijojnë këtë takim, ku nuk do të mungojnë si referues emrat e njohur të politikës së huaj dhe vendase.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts