Thursday, December 12, 2024
HomeAktualitetJep doreheqjen Haxhinasto

Jep doreheqjen Haxhinasto

-

Ka dhene doreheqjen Ministri i Transporteve dhe `Infrastuktures, Edmond Haxhia Nasto. Ai ka deklaruar se doreheqja e tij vjen për shkak te angazhimit ne Parti. Ketë e ka konfirmuar edhe kryretari i Grupit Parlamentar te Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ka deklaruar për mediat se Haxhinasto do te angazhohet ne programin politik – elektoral te LSI-se, sepse LSI se afermi ka Konventen Zgjedhore ku do te ketë rishikim te programit. Edmon Haxhinasto u emerua ne detyren e Ministrit te Transporteve dhe Infrastruktures ne shtator te vitit 2013. Karriera e tij ne ketë detyre vleresohet e sukseshme. Kjo eshte konfirmuar edhe nga Kryeministri, Edi Rama, i cili duke u njohur me doreheqjen e tij, u shpreh se e “Falenderoi Haxhinaston për punen e kontributin ne skuadren qeveritare”. Ne menyre te veçante ne rajonin e Shkodres, Edmond Haxhi Nasto ne detyren si Minister i Transporit dhe Infrastruktures, tregoi nje angazhim te veçante për ndertimin e rruges Shkoder – Postrribe, ndertimin e rruges se Vermoshit, ndertimin e ruges se Thethit, rihabilitimin e shume segmenteve te tjera rrugore dhjetra objekte te tjera te infrastruktures ne Shkoder, Puke dhe Malesi te Madhe. Gjithashtu, me prioritet te veçante realizoi projektin për vendosjen e sinjalistikes me standarte bashkekohore ne superstarden Lezhe – Shkoder dhe Shkoder – Hani i Hotit, akse keto rrugore mjaft te rendesishme ne kuadrin e akseve kombetare. Nderkohe ne vend te Haxhi Nastos eshte caktuar Sokol Dervishaj, i cili deri tani ka qene ne detyren e zevendesministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes. Dervishaj ka nje karriere te pasur ne drejtimin dhe maxhimin e sektoreve te rendesishem te ekonomise, ministrise se jashtme e shume sektoreve te tjere.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts