Me 10 mars të vitit 1991 Nënë Tereza vjen në Shkodër dhe nis misionin e saj duke hapur kuvendet e Motrave të Bëmirësisë….
Lidhjet e saj me Shkodrën janë të shumta, nga familjet që jetojn dhe lidhjet e gjakut por edhe fakti se gjatë një viti 1932-1933 në lagjen Badra të Shkodrës familja e saj jetoj për një vit para se të shpërngulej në Tiranë…
Motrat e Nënë Terezës edhe sot vazhdojnë misionin e saj në Shqipëri…
Ndërsa në Kishat e Shkodrës meshët I janë kushtuar Nënë Terezës, në Katedralen e Shkodrës altari ishte I mbuluar me “ sari” veshjen e Nënë Terezës. Në Sheshin para Bashkisë Shkodër qytetarët ndoqen drejtë për drejtë ceremonin e shenjtërimit.