Saturday, May 11, 2024
HomeAktualitetNene Tereza shenjtore

Nene Tereza shenjtore

-

Momenti i madh per te gjithe shqiptarine dhe mbare boten erdhi. Papa Françesku ka shpallur shenjtore, Nënë Terezën, duke e deklaruar “Shën Tereza e Kalkutës”. Ne ceremonine solemne qe nisi ne oren 10.30 të paradites së Dieles në Vatikan, kreu i selisë së shenjtë e nisi fjalën me leximin e jetëshkrimit të saj, për të vijuar më pas formulën e shenjtërimit.

“Në nderim të Hyjnisë së Shenjtë, për lartësimin e fesë katolike dhe rritjen e jetës së krishterë, me autoritetin e Zotit tonë Jezu Krisht, të Apostujve të Shenjtë Pjetër e dhe Palit. pas shqyrtimit të gjatë, pasi kërkuar disa herë “ndihmë hyjnore dhe dëgjuam mendimin e shumë prej Peshkopëve tanë vëllezër, ne deklarojmë dhe të shpallim Shënjtëri Shën Tereza e Bekuar e Kalkutës, duke e skalitur në librin e shenjtorëve, duke vendosur në të gjithë Kishën dhe duke e nderuar me devotshmëri mes shenjtorëve. Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë.”
Në ceremoninë e shenjtërimit në sheshin “Shën Pietri” morën pjesë 13 krerë shtetesh e qeverish dhe mbi 100 mijë besimtarë. Ne kete dite te shenjte e gjithe bota foli ne gjuhen shqipe per nder te shenjtores shqiptare e cila na ben krenar ne mbare globin. Por cilat ishin dy mrekullite qe e bene Nene Terezen shenjtore ? E para ishte dëshmia e Monika Besra nëna e 5 fëmijëve. Ajo është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak. Ngjarja ndodhi në vitin 1998 një vit pas vdekjes së Nënë Terezës.Kjo mrekulli u njoh nga në vitin 2003 Papa Gjon Pali i Dytë. Mrekullia e dytë u njoh në vitin 2015 nga Papa Françesku.Një 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts