Dyert e mortit janë hapur në familjen Kodra në lagjen Rus të Shkodrës, trupi I pa jetë I oficerit të FNSH-së Ardian Kodra I shoqëruar me eskortë policie nga Tirana ka mbërritur rreth orës 21:00…
I shoqëruar nga Drejtori I Policisë së Shtetit dhe drejtues tjerë të lartë të unformave blu për ngushëllime në familje mbërriti rreth orës 22:20 edhe Ministri I Brendshëm Sajmir Tahiri…
Oficeri I Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Ardian Kodra ka humbur jetën rreth orës 15:00 të së premtes në Torovicë të Lezhës, pasi është qëlluar me armë zjarri nga 30 vjecari David Qose.