Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaSi u vra Ardian Kodra?

Si u vra Ardian Kodra?

-

Ardian Kodra 50 vjec ka qenë në një ditë pushimi, kur aty rreth orës 13:00 është thirrur të drejtoj blindin e FNSH-së drejtë Torovicës së Lezhës ku edhe ka humbur jetën. Rreth orës 11:30 banorët e zonës së Torovicës kanë njoftuar policinë se në fshat një person po qëllon me armë drejtë malit me plumba gjurmë lënës dhe se në mal është krijuar një vatër zjarri. Nga sa mësohet policia ka mbërritur në zonë rreth 1 orë më vonesë. Në momentin e parë efektiv të Forcave të rendit të drejtorisë së Lezhës kanë tentuar të bëjnë kapjen e 30 vjecarit tashmë të identifikuar si David Qose, person me problem mendore, pork y I fundit është futur në shtëpinë e tij dy katëshe, dhe nga dritarët e shtëpisë ka sulmuar me armë zjarri forcat e policisë. Policia e Lezhës e gjëndur përball sulmi me armë zjarri ka kërkuar ndihmen e FNSH-së së Shkodrës, e cila ka mbërritur në zonë rreth orës 15:00. Një automjet I blinduar I FNSH-së së Shkodrës drejtues I të cilit ka qenë Adrian Kodra, është future në fshat dhe pasi ka mbërritur tek shtëpia e david Qoses është ndaluar tek dera hyrëse e oborrit. Në ato moment 50 vjecari Ardian Kodra ka hapur derën e blindit dhe ka zbritur në tokë I vetëm, është dëgjuar një breshëri automatiku nga ku një plumb tjeshpues e ka kapur në brinjë ndërsa tre plumba tjerë kanë qëlluar autoblinden e FNSH-së. Ardian Kodra është transportuar me shpejtësi drejtë spitalit të Traumës në Tiranë por plumbi I ka përshkuar mushkërinjët dhe zemren cka ka bërë që 50 vjecari të humb jetën rrugës. Pas rreth 4 orë luftë me 30 vjecarin Forcat RENEA të mbërritura nga Tirana kanë arritur të vënë në pranga David Qosen I cili me qëllim që të shmang kapjen nga policia I ka vënë zjarrin shtëpisë së tij. Ai është hapur rreth 300 metra larg banesës. Në momentin e arrestimit mësohet se nuk ka shfaqur rezistencë dhe se armën e krimit nuk e kishte me vete. Kjo është vrasja e dytë brenda një viti e një efektivi të FNSH-së së Shkodrës në tetor të vitit të kaluar nën komisar Simon Gjetja është vrarë me armë zjarri nga Ruzhdi Arishta ngjarje e ndodhur ën Oblikë të Shkodrës. Ku më pas ky I fundit pas 10 orë luftë me RENEA është egzekutuar brenda në banesën e tij.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts