Thursday, December 5, 2024
HomeAktualitetReshjet dhe rreziku i permbytjeve

Reshjet dhe rreziku i permbytjeve

-

Reshjet e 48 orëve të fundit që përfshin qarkun Shkoder me një intensitet të lartë nuk kanë krijuar probleme të rënda, me përjashtim të përmbytjes së rrugëve për disa minuta. Pozitivisht në këtë situatë ka ndikuar funksionimi i kanaleve kulluese, por edhe kolektorëve në pjesën e qytetit thotë numri dy i bashkisë Arben Gjuraj.

Por ndërsa Shkodra po hyn në stinën e vjeshtës, deri më tani asnjë investim nuk është kryer nga qeveria për argjinaturat e reja apo ato të dëmtuara, si dhe veprat mbrojtese nga përmbytjet. Kjo shihet me shqetësim nga drejtuesit e bashkisë që thonë se do të vijojnë të punojnë në këtë drejtim, por edhe të ofrojnë mbështetjen e tyre.

Nisja e stinës së reshjeve është një këmbanë alarmi për Shkodren, e cila ka një përvojë të hidhur nga përmbytjet. Asnjë projekt madhor nuk është hartuar e aq më pak zbatuar për minimizimin e pasojave të këtyre fenomeneve, prej të cilave vendi ynë është vazhdimisht i rrezikuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts