Sunday, December 4, 2022
HomeAktualitetMeta: Terrorizmi dhe levizjet ksenofobe kercenojne integrimin

Meta: Terrorizmi dhe levizjet ksenofobe kercenojne integrimin

-

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta teksa ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së Nivelit të Lartë: “Sfidat e institucioneve të Ombudsmanit përballë flukseve të përziera migratore” ka thënë se kriza migratore rrezikohet nga terrorizmi dhe lëvizjet ksenofobe të cilat vënë në rrezik edhe integrimin. Kreu i Kuvendit ka shtuar po ashtu, se Shqipëria, sa i përket çështjes së emigrantëve, ka qenë për dyer të hapura, por edhe për shtim të kontrolleve, pasi në radhët e emigrantëve mund të përfshihen edhe element të terrorizmit. Nga ana tjetër, ai ka theksuar se duhet të mbështeten fuqishëm të drejtat enjeriut si tek emigrantët ashtu edhe tek qytetarët e vendeve pritëse. “Kjo krizë e paprecedentë në hapësirën e Mesdheut ka krijuar situatë të rëndë për terrorizimin. Kryefjalë mbetet mbrojtja e të drejtave të njeriut. Shqipëria do të japë kontributin e vet për çështjen e emigrantëve. Çdo shtet duhet të ofrojë ndihmë humanitare. Roli në këtë situatë krize mbetet i pazëvendësueshëm dhe garant. Vendi ynë nuk beson në ngritjen e mureve, por ndarja e përgjegjësive mes vendeve të origjinës, tranzititit e migracionit. Duhet të jemi realistë që rreziku nga kriza migratore e pakontrolluar është depërtimi i elementëve terroristë. Janë rritur lëvizjet ksenofobe që mund të vënë në rrezik procesin e integrimit. Duhet të garantohet identiteti njerëzor. Përballemi me sfidën e të drejtave të qytetarëve të vendeve, duhet shmangur erozioni i parimeve themelore. Politika të zbatojë detyrime e standarde për të drejtat e njeriut” tha ai. Ndërkohë, Zëvendëskryeministri i vednit Niko Peleshi teksa ka folur në këtë konferencë ka thënë se Shqipëria është një vend origjine dhe transiti për emigrantët. Ai ka sjellë në kujtesë edhe ngjarjet e luftës së Kosovës në vitin 1999, por nga ana tjetër ai ka shtuar se, ksenofobia ka ardhur duke u shtuar. “Shqipëria nuk është prekur ndjeshëm nga kriza e refugjatëve. Shqipëria është vendi i duhur për të organizuar këtë konferencë se çfarë do të thotë nisje dhe mbërritje. Pas ndryshimit të sistemit ne përjetuam një shkallë të lartë largimi duke përfituar nga lëvizja e lirë. Shumë familje lëvizën nga një qytet në tjetrin ku kishte më shumë mundësi. Në luftën e Kosovës, ne pritëm një numër të barabartë po aq sa priti edhe Gjermania. Shqipëria është vendi i duhur për t’u dhënë forcë mesazheve dhe zë për ta përhapur në të gjitha institucionet në botë. Europa ka sot lider të guximshëm si Merkel, duke parë që ksenofobia ka gjetur shtrat dhe lëvizje të tilla po rrisnin popullaritetin. Avokati i Popullit ka një rol të rëndësishëm. 300 mijë fëmijë kanë kaluar në Mesdhe për t’i shpëtuar luftës. Migracioni është i lartë sa vetë njerëzimi. Sot njerëz largohen nga trojet e tyre për shkak të luftrave dhe që drejtohen drejt brigjeve të Europës.” tha ai.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,595FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts