Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetFalja e Kurban Bajramit

Falja e Kurban Bajramit

-

Me faljen e namazit në të gjitha xhamitë e qytetit të Shkodres, nisi festa e Kurban Bajramit për besimtarët mysliman. Ceremonitë u udhëhoqen nga imamët, në mungesë të myftiut Sytari që ndodhet me grupin e besimtarëve të Shkodres në pelegrinazhin e Haxhit. Tv1 channel ju bashkua kësaj ceremonie duke përcjellë drejtëperdrejtë faljen nga xhamia e Parrucës.

I njejti ritual është kryer edhe në xhaminë e madhe “Ebu Beker”, ku edhe atje lutjet e besimtarëve nuk munguan edhe për vendet që po kalojnë trazira, e myslimanet nuk mund të festojnë Kurban Bajramin.
Por sakrificat e kësja dite, simbolikisht nuk duhet të mbetet vetëm në prerjen e disa bagëtive, mesazhet janë që të ndërpritet indiferenca sociale dhe të behet më shumë në drejtim të parandalimit të krimeve, dhunës dhe padrejtësive. Nga therja e kurbanit, besimtarët duhet të ndajnë ndihma për njerëzit në nevojtarë që dhe ata të këne mundësi për të patur një vakt në tryezën e tyre në këtë festë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts