Saturday, November 26, 2022
HomeKronikaAsgjesohen 11 308 bimë narkotike cannabis - sattiva

Asgjesohen 11 308 bimë narkotike cannabis – sattiva

-

Vijon operacioni masiv anti – cannabis
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike
Asgjesohen 11 308 bimë narkotike cannabis – sattiva në 62 parcela si dhe sekuestrohet një armë zjarri (mitroloz) model-56
Shpallen në kërkim policor 3 shtetas të dyshuar si kultivues
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Vau Dejës në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë vazhduar kontrollet në mënyrë të pandërprerë në territorin e njësisve administrative Pult, Shllak e Temal.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar në datë 11.09.2016 u arrit që :
* Në Pult të Shkodrës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 36 parcela me një numër prej 8777 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva
* u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (mitroloz) model-56 dhe një kuti me 18 fishekë model-56
Nga verifikimet hetimore, u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar si kultivues të këtyre bimëve, konkretisht :
•N.M, 56 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult
•Gj.K, 40 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult
•Rr.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bruçaj, Pult
* Gjithashtu në Shllak e Temal të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 26 parcela me një numër prej 2531 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis – sattiva me gjatësi nga 1.7 m deri në 2.5 m të mbjella në toka publike dhe në një terren të thyer malor
Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.
Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 284 e 278 të Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,589FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts