Wednesday, August 17, 2022
HomeSportQafarena drejt largimit nga Vllaznia

Qafarena drejt largimit nga Vllaznia

-

Sezoni I ri ne kampionatin e volejbollit per meshkuj pritet te nise ne fillim te muajit tetor. Skuadra e Vllaznise ka mesuar emrin e trajnerit te ri qe eshte Mark Krroqi ndersa po ben pergatitjet per te qene gati per ndeshjen e pare. Kur skuadra po prêt rikuperimin e Rrashketes qe pesoi nje demtim te rende sezonin e kaluar, lajme jo te mira vijne per drejtuesit. Njeri prej lojtareve me te mire te ekipit, Anton Qafarena pritet te largohet nga Vllaznia. Talenti I padiskutueshem I kampionatit shqiptar qe eshte vetem 17 vjec dhe eshte pjese e kombetares nuk do te qendroje ne shqiperi por eshte ne bisedime me nje klub ne Qipro. Ai eshte drejt finalizimit te marreveshjes dhe ne ditet ne vijim pritet te konkretizohet gjithcka megjithese emri I skuadres nuk behet publike. Nga ana e drejtuesve te Vllaznise deshira per te patur ne ekip nje lojtar te tille me nje potencial te jashtezakonshem eshte e madhe por deshirojne me te miren per nje volejbollist I cili eshte rritur me ngjyrat kuqeblu dhe eshte nga Shkodra. Sipas klubit Vllaznia, transferimi I Qafarenes per ne Qipro eshte nje trampoline per zhvillimin edhe me tej te tij per te arritur majat e volejbollit. Padyshim qe largimi do te krijoje nje boshllek tek kuqeblute por trajneri Krroqi ka nisur te beje planet per zevendesimin e tij megjithese do te jete shume e veshtire.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts