Wednesday, May 1, 2024
HomeAktualitetNis viti i ri shkollor 2016 - 2017

Nis viti i ri shkollor 2016 – 2017

-

28 mijë nxënës të rrethit Shkoder nisën vitin e ri shkollor 2016 – 2017 këtë 13 shtator. Dita e parë nisi me ceremonitë festive që u organizuan në çdo shkollë, ku nuk munguan përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe drejtorisë arsimore. Kryebashkiakja Voltana Ademi zgjodhi që urimin e kësaj dite ta bëjë nga shkolla e mesme “Jordan Misja”, aty ku ka studiuar vetë vite më parë.

Ademi e pyetur nga tv1 channel, foli edhe për vështirësitë që has pushteti vendor për ndërhyrjet në shkolla me qëllim përmirësimin e infrastrukturës. Shkak është buxheti, i cili edhe pse këtë vit ka njohur rritje, ai sërish është i pamjaftueshëm.

Bashkia Shkoder numëron mbi 100 shkolla e kopshte, të cilat në bazë të një raporti të hartuar nga specialistët e zyrës arsimore, në pjesën më të madhe kanë nevoja për ndërhyrje, veçanërisht ato në njësitë administrative.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts