Operacioni policor në njësitë administrative Pult, Temal e Shllak ka hyrë në ditën e peste dhe bashkë me Iballen dhe Gjegjanin në Pukë i dhanë policisë së shtetit dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë mundësinë të asgjesojnë 50 parcela të reja në të cilat ishin mbjellë 11 mijë e 757 bime narkotike kanabis sativa. Gjithashtu si provë materiale policia sekuestroi edhe nje armë zjarri model 56 dhe një aparat celular. Ky operacion është zhvilluar mbi bazën e studimit të situatës operative dhe informacioneve të siguruara në lidhje me aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në këto zona bë me dije në njoftimin për shtyp policia. Në Pult rezultuan 24 parcela me 5578 bimë narkotike, në njësinë administrative Temal të Vau Dejës 20 parcela me 2304 bimë, në Iballe dhe Gjegjan të Pukës 6 parcela me 3875 bimë. Të gjitha rezultuan të mbjella në tokë publike dhe në një terren të thyer malor. Bimët varionin në gjatësi 1.7 deri në 2.5 metra dhe thuajse të gatshme për korrje. Pasi u morën provat materiale të cilat do t’i kalojnë prokurorise, bimët u dogjen me anë të djegies. Edhe këtë herë policia dështoi në kapjen e kultivuesve që po sfidojnë haptazi shtetin prej vitesh me mbjelljen e qindra parcelave me kanabis.
Edhe ne Lezhë policia vijon operacionet antikanabis, ku beri arrestimin në flagrancë te shtetasi Koljant Ndoka, 23 vjeç, banues në Gjader. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale: 533 gram lëndë e dyshuar narkotike 87 fishekë model 65 dhe 17 fishekë model 54 Gjithashtu në një parcelë i’u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 200 bimë të dyshuara narkotike. Mbi këtë shtetas rëndon akuza e “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armëve luftarake dhe municionit” “Shitja dhe kultivimi i lëndëve narkotike”.