Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetPse nuk shfrytëzohet Unaza Lindore ?

Pse nuk shfrytëzohet Unaza Lindore ?

-

Unaza Lindore e qytetit te Shkodrës, ndonëse po mbushen 3 vjet nga përfundimi i saj, shume pak ka ndikuar ne normalizimin e trafikut te qarkullimit te automjeteve ! Ajo nuk shfrytëzohet thjeshte sepse sinjalistika ne hyrje te qytetit, vazhdon te jete e orientuar majtas për ne unazën perëndimore ose ne rrugët e qendrës, ndërsa për anën lindore është lëne ne dëshirën e drejtuesve te automjeteve. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Dritan Meta, thotë se vërtetë ky është një problem, pasi unaza lindore i përket juridiksionit te autoritetit rrugor kombëtar, dhe akoma nuk i ka kaluar Bashkisë.

Meta thekson se Bashkia ne bashkëpunim me aktoret e tjerë qe kane te bëjnë me sinjalistiken rrugore, po punojnë për rikualifikimin e sistemit te qarkullimit dhe te tabelave, gjë për te cilën është miratuar edhe fondi përkatës ne buxhetin e këtij viti:

Procedurat burokratike qe kane te bëjnë me tendërat apo ndryshimet e vartësisë, vërtetë kërkojnë kohen e tyre. Por ajo qe na duket e pajustifikueshme dhe e papranueshme ka te beje me faktin se, ndërkohë qe unaza lindore e qytetit te Shkodrës prej vitesh është ne parametrat me te mire te mundshëm te qarkullimit, akoma nuk shfrytëzohet me kapacitetin e saj te plote, ndërkohë qyteti i Shkodrës vuan nga trafiku i renduar i automjeteve gjate gjithë vitit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts