Thursday, September 21, 2023
HomePolitikëRama takim me strukturat e PS Shkoder

Rama takim me strukturat e PS Shkoder

-

Edi Rama edhe njëherë tjetër nuk ka kursyer të sulmojë bashkinë Shkoder për punë të dobët, por këtë herë jo publikisht por në mbledhjen me strukturat e PS dega Shkoder. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura për riorganizimin dhe përgatitjen për 2017, ai është shprehur haptazi se do ta kemi me të lehtë garën përballë kësaj administrate. “Shkodra dhe vetë PD e njeh mirë kryebashkiaken Ademi por edhe punën që po bën me stafin e saj, prandaj të punojmë fort për një fitore të padiskutueshme” mësohet nga burime të selisë rozë Shkoder tu ketë thënë Rama anëtarësisë. Kreu i PS njëherësh ka bërë me dije se do të ketë ndryshime të drejtorëve në Shkoder dhe paralelisht ka kërkuar skanim të punonjësve të administratës rreth efiçensës në punë. Do të kemi energji dhe imazh të ri ka shtuar kreu i qeverisë, të cilit anëtarësia i ka kërkuar më shumë vemendje për punësimet. Në këtë mbledhje u mësuan edhe dy drejtorët e komanduar, ku pas dorëheqjes së Kujtim Prronit nga Hec Vau Dejës, vendin e tij do ta zërë Genc Spahija. Kryeinspektori i mjedisit Edmond Tërthorja është pezulluar dhe në vend të tij u komandua Fatmir Shpellza i LSI ndersa të tjerë emra do të vijnë në poste drejtuese ditët e ardhshme. Përfundimi i mbledhjes 60 minutëshe u pasua me nje deklaratë të kreut të PS Shkoder Arvit Osja, që e quajti takim rutine dhe lajmëroi se të tilla do të ketë në vazhdimesi.

Ramës një kërkesë që nuk arriti t’ia thotë në sallë por e bëri përmes medias, i erdhi nga një anëtar i PS. Ai i kërkoi të mbajë fjalën e dhënë për familjen e punonjësit të OSHEE që u vra pak javë më parë ne fshatin Zues.

Ky takim sherbeu për ti bërë me dije anëtarësisë që koordinator do të vijojë Ditmir Bushati, që sot mungoi për arsye pune. Rama shoqërohej nga dy deputete ne këtë takim, Namik Kopliku dhe Paulin Sterkaj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,869FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts