Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetSensibilizim i heshtur me koleget

Sensibilizim i heshtur me koleget

-

Arrestimi i dy kolegë në Tiranë, i nxori në një protestë të heshtur bluzat e bardha të spitalit obstetrik gjinekologjik në Shkoder.

Ata janë kundër vendimit të prokurorisë që urdhëroi arrestimin e dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni” lidhur me vdekjen e nënës sëbashku me foshnjen 9 muajshe në bark. E cilësojnë të nxituar veprimin e organit të akuzës për ndalimin e mjekëve përpara se të përfundonin hetimet. Por protestes në Shkoder që zgjati vetëm 10 minuta, ra në sy që nuk ju bashkuan të gjithë mjekët, infermierët dhe mamitë e maternitetit, që siç duket janë të dyzuar në qëndrime rreth asaj çfarë ka ndodhur me këtë rast. Dy mjekët, H. K dhe D.D të ndaluar tashmë nga policia, akuzohen për mjekim të pakujdeshëm. Për ngjarjen në fjalë një ditë më parë reagoi edhe urdhri i mjekut që doli kundër qendrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme që çojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre, pa u sqaruar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm (neglizhencë), gabim mjekësor apo mangësi të organizimit dhe bashkërendimit institucional dhe ndërinstitucional që nevojitet në të tilla raste. Masat ekstreme dhe të nxituara nuk kanë asnjë efekt dobiprurës në përmirësimin e shërbimit shëndetësor por përkundrazi thellojnë krizën e besimit të publikut ndaj bluzave të bardha dhe sistemit shëndetësor në tërësi thotë urdhri mjekeve. Ai shton se është i angazhuar në ndjekjen dhe analizimin profesional dhe shkencor, hap pas hapi të kësaj ngjarjeje dhe nxjerrjen e konkluzioneve të sakta në drejtimet e theksuara më sipër.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts