Thursday, December 8, 2022
HomeSportVllaznia me 13 shkodrane ndaj Flamurtarit

Vllaznia me 13 shkodrane ndaj Flamurtarit

-

Jo vetem rezultati dhe loja e zhvilluar por tifozet shkodrane u kenaqen ne sfiden me Flamurtarin edhe per shkak te lojtareve te pranishem ne fushe. Nga 11 futbollistet qe e nisen nga minuta e pare, 8 prej tyre ishin te lindur, te rritur dhe te zhvilluar profesionalisht ne Shkoder. Gurishta, Vecaj dhe Hebaj ishin prodhimet me te fundit te akademise Vllaznia ndersa me te njejten enderr per te veshur bluzen kuqeblu u rriten edhe Marku, Krymi, Bardulla,Tafili dhe Shtubina. Por nuk mbaron me kaq, ne stol ishin te gatshem edhe te tjere lojtare qe mbajne “targat” e akademise si Selimaj, Kruja, Çinari,Kalaja e Dibra. Pra ne total 13 futbolliste shkodran u perballen me nje Flamurtar qe shquhet per prodhimin e talenteve por qe kishte vetem 4 sportiste te akademise. Edhe kete sezon Vllaznia bazat I ka tek te rinjte dhe ne merkato duket se eshte futur vetem per eksperiencen e Agovic, Bicajt, Cicmil apo Hoxhes. Kete ekip e kerkuan vete tifozet gjate merkatos dhe tani mbetet qe ne ndeshjet e ardhshme te ruajne kete qendrueshmeri. Mosha shume e re eshte disfavor per ruajtjen e euforise dhe asaj I trembet me shume se gjithckaje trajneri Cungu. Ne nje kohe qe pagat kane arritur kulmin ne Superlige, futbollistet blihen nga te kater anet e globit dhe te rinjve shqiptare cdo dite e me shume po iu mbyllen dyert, Vllaznia ka dhene dhe po jep nje leksion per kampionatin shqiptar, pavaresisht objektivave qe ka keto sezonet e fundit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,604FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts