Me ne fund i erdhi radha bllokut te pallateve përballë shkollës se “Kole Idromeno” ne qytetin e Shkodrës, qe te shijojnë rikonstruksionin, një kërkesë kjo prej mbi 20 vitesh e banoreve te kësaj lagjeje. Ka filluar me instalimin e rrjetit nëntokësor te ujërave te bardha ne gjatësinë 2200 metra, proces qe do te vazhdoje me asfaltimin e rrugicave dhe sistemimin e mjediseve.
Zbatimi i këtij projekti ka si afat 7 muaj. Canka siguron se pas përfundimit te punimeve, gjithçka do te jete ndryshe ne ketë zone:
Ky investim realizohet nga Bashkia Shkodër, me një financim prej 36 milionë 766 mije e 347 leke. Ne ketë bllok pallatesh nuk ishte ndërhyrë për infrastrukturën, qe ne vitin 1981 kohe ku ato u ndërtuan, ndonëse gjate gjithë këtyre viteve kane qene te shumta kërkesat e qytetareve për riparimin e kanalizimeve dhe asfaltimin e rrugicave. Gjithsesi, me mire vone se kurrë !