Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetKonferenca përmbyllëse e programit SEED

Konferenca përmbyllëse e programit SEED

-

Është zhvilluar ne Shkodër Konferenca përmbyllëse e fazës se pare te projektit SEED, financuar nga Austria Ne qendër te tij ka qene Mbështetja Për Zhvillimin, Edukimin e Punësimit ne Shqipëri, Kosove dhe Serbi. Vetëm ne Lezhe e Shkodër, nga ky projekt janë punësuar mbi 140 persona, kryesisht te rinj dhe te reja, ne sektorë te ndryshëm te biznesit. I pranishëm ne ketë Konference, Ambasadori i Austrisë ne vendin tone, Johhan Statler, lidhur me rendësin e këtij projekti, u shpreh:
Ne Shqipëri, Kosove dhe Serbi, ka papunësi te larte ! Këto vende përballojnë kështu sfida te ngjashme, ndaj është e rëndësishme te bashkëpunojnë. Për ketë arsye, mendoi se ky është njeri nga projektet me me kuptim qe është zbatuar ne te tri këto vende, pas lufton papunësinë dhe ndihmon rritjen ekonomike e përmirësimin e nivelit te jetesës për qytetaret. Edhe fakti qe konkluzionet e këtij projekti i bëjmë ne nje ndermarrje me 700 punëtore, dhe jo ne salla, është tregues për përfitimet qe kane këto bashkëpunime. Faza e pare përfundoi, por ne do te angazhohemi edhe për një faze te dyte, pasi është e nevojshme ne te tri vendet ku u zbatua faza e pare.
Ndërsa Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi, për ketë bashkëpunim, veçoi:

Ne ketë konference janë mbajtur edhe disa kumtesa nga eksperte te ekonomisë e biznesit, te cilët vunë ne dukje potencialet e mëdha qe ka ne rajonin e Ballkanit për nxitjen e punësimit, por qe i duhet paraprirë forcimit te mirëkuptimin e bashkëpunimit nderajonal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts