Tuesday, December 10, 2024
HomePolitikëAustria i beson Shqipërisë për ne BE

Austria i beson Shqipërisë për ne BE

-

Austria është shume e interesuar qe Shqipëria te hell edhe hapin e rendesishem, atë qe ka te beje me hapjen e negociatave për me Bashkimin Evropian. Është kjo deklarata e Ambasadorit te Austrisë ne vendin tone, Johhan Statler, i pyetur ne Shkodër nga gazetaret për reformën ne drejtësi dhe reformën zgjedhore:
Shqipëria beri një hap te madh me miratimin me konsensus me 21 korrik te Reformës Kushtetuese, qe sintetizohet me Reformën ne Drejtësi. Ky është një hap i konsiderueshëm për te mundësuar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Ndërsa sa i përket reformës zgjedhore, natyrisht qe nuk është drejtpërdrejte ne ketë kërkesë, por edhe kjo është e rëndësishme, pasi kërkohet te zbatohen rekomandimet e OSBE-se, te dala pas zgjedhjeve te kaluara. Austria është shume e interesuar qe Shqipëria te hedhe tashme hapin tjetër, atë te hapjes se negociatave me Bashkimin Evropian, dhe për ketë unë jam optimist se do te arrihet.
Ndërsa i pyetur nga gazetaret për samitin e Beogradit dhe komentet qe pasuan qëndrimet e mbajtura atje nga Kryeministri, Edi Rama, ambasadori Statler u përgjigj:
Mos harroni qe kontaktet mes Shqipërisë dhe Serbisë ishin ndërprerë qe ne vitin 1968 kur mbahet mend takimi i fundit zyrtar i një ministri. Prandaj Kryeministrat Rama dhe Vuçiç, kane identifikuar dialogun si mjetin me te rendesishem për rivendosjen e bashkëpunimit, dhe kjo mbështetët, e jo skandalet duke fluturuar dronet neper stadiume. Dialogohet për zhvillimin ekonomik e bashkëpunime te tjera. Ishte shume e rëndësishme qe 300 biznese nga Shqipëria e Serbia u takuan ne Nish, krijuan kontakte dhe mundësi për te bashkëpunuar. Kjo është fryma qe kërkohet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts