Se cfare po ndodh tek Vllaznia e dijne vetem drejtuesit e bashkise dhe klubit. Ne 3 javet e para, kuqeblute konsideroheshin si surpriza e kampionatit me nje loje te fuqishme ne grup, nje mbrojtje e pakalueshme dhe futbolliste te cilet sakrifikonin por dicka ndodhi. Ky sukses duket se nuk u ka pelqyer te gjitheve dhe gjithcka ra poshte ne dy apo tre ndeshje. Kulmi ishte ne ndeshjen me Lacin ku ekipi u shthur totalisht ndersa ne fund te ndeshjes trajneri Cungu foli per “shkopinj nder rrota”, ftohje marredheniesh dhe njerez qe po punojne per te keqen e Vllaznise. Por se dikush qendron ne prapaskene dhe nuk e do suksesin e shkodraneve e konfirmon edhe kapiteni Shtubina. Permes nje statusi ne rrjetet sociale ne menyre indirekte ai konfirmon se ka njerez qe nuk I duan dhe ketu nuk flet per tifoze apo qytetare te thjeshte. Duke kerkuar falje per lojen e zhvilluar ai shkruan:
E dim qe kena ba nji gabim shum te madh por mos te dorezohemi,te vazhdojm perpara djem ! Besoj te karakteri i ksaj skuadre ! nese disa njerz nuk na dojn, ne te gjith bashk do ti bajm qe te kthehen me ne ! E lash per ne fund por sepse asht ma e rendesishme tifozat;nese tifozat nuk na braktisin ne rikthehemi me te fort.vllaznia ka nevoj per tifozat e saj,forca djem forca vllaznia !
Gjate ketyre diteve po aludohet shume se ndaj trajnerit Cungu eshte krijuar nje grup I cili po synon shkarkimin e tij pasi tekniku shkodran eshte nje person I cili nuk behet pjese e pazareve ne futboll e me pas ta zevendesojne ate me nje tjeter qe do te vendose fatin e ndeshjeve qe nga tavolinat e lokaleve. Tani pritet vetem reagimi I kryebashkiakes Ademi dhe nese nuk ka levizje konkrete, heshtja eshte nje lloj miratimi, te pakten kshtu thote populli. Nderkohe Federata shqiptare e futbollit ka percaktuar daten dhe orarin e ndeshjeve per javen e 8 te kategorise Superiore. Keshtu skuadra e Vllaznise do te luaje Diten e Diele ne oren 13:00 ne Reshit Rusi perballe Teutes.