Tuesday, December 10, 2024
HomeAktualitetPermbytje ne segmentin Shkoder – Bushat

Permbytje ne segmentin Shkoder – Bushat

-

Eshte kjo gjendja e krijuar nga reshjet e shiut dhe perrenjte ne nje segment prej 200 metra tek kthesa e Beltojes, superstrada Shkoder – Lezhe ! E pabesueshme, kur ne momentet qe filmuam, shiu nuk kishte me shume se nje ore qe binte ! Ne nje situate te tille me qarkullim te dendur dhe automjete te te gjitha llojeve, rreziku për aksidente nuk ka nevoje për koment, pasi cilido e kupton lehtësisht ! Drejtuesit e mjeteve e kane te veshtire te orientohen, sepse uji pushton edhe xhamat ! Duket se ketu tombinat e shkarkimit te ujrave janë te bllokuara ndaj permbytja e rruges eshte e pashmangeshme ! Krijohet nje situate, qe nuk eshte pare as gjate përmbytjeve te viteve 2010 – 2011 ! Nuk duhet harruar se gjate dimrit me reshje te shpeshta shiu, ky segment ne ketë gjendje rrezikon te demtohet deri ne masen qe te detyrohet edhe ndërprerja e qarkullimit, ndonëse eshte aksi kryesor i lidhjes me Shkodren dhe anasjelltas. Ne keto kushte, Autoriteti i Rrugeve te Veriut me qender ne Shkoder, ka pergjegjesine për te nderhyre, me qellim qe te parandalohen si aksidentet ashtu dhe nje situate me pasoja te renda qe krijohet nga intensiteti i reshjeve. Sistemi kullues ketu nuk funksionon, te tjerat kane pak rendesi, perballe gjendjes se rende dhe te rrezikshme qe krijohet !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts