Me parimin një anëtar një votë, ka nisur proçesi i votimit në të gjithë vendin për zgjedhjen e kreut të ri të lëvizjes socialiste për Integrim. Prej orëve të para të mëngjesit pjesmarrja ka qënë e lartë dhe anëtarësia po shpreh vullnetin e saj për garën që ka vënë përballë 3 kandidatë.
Pjesmarrja e lartë ka qënë jo vetëm në Shkoder, por edhe në Malësi të Madhe dhe Vau Dejës. Ndërkohë në Tiranë votuan figurat e njohura të kësaj partie dhe vetë kandidatët në garën për kryetar. Ilir Meta ka votuar rreth orës 11:40 minuta në zgjedhjet brenda partisë së tij. Ai tha se shpresonte që votimi ta çonte në një stad të ri këtë parti, duke shtuar se LSI do të jetë në lartësinë e duhur në vizionin e saj për të ardhmen e vendit.