Tuesday, December 3, 2024
HomeAktualitetRreziku ne Argjinaturen e Darragjatit

Rreziku ne Argjinaturen e Darragjatit

-

Ne argjinaturen e Darragjatit, situata eshte ndërlikuar pas reshjeve te rena 24 oret e fundit. Niveli i ujrave te Bunes eshte rritur edhe me nje 1 meter. Kjo e ka veshtiresuar punen e Bordit te Kullimit për forcimin e argjinatures, por pavaresisht situates se krijuar, ajo nuk do te ndërpritet për asnjë çast. Mbikeqyresi i punimeve, Syrja Meti, tha se do te vazhdoje transporti i bazes materiale me disa kamione, me qellim qe përforcimi i argjinatures te perfundoje sa me pare:

Perveç këtij segmenti, do te ndërhyhet edhe ne nje segmenet tjeter ne ketë argjinature, sepse prujet e lumit Buna kane shkaktuar gërryerje. Gjendja e krijuar ketu eshte inspektuar nje dite me pare nga Prefekti i Qarkut te Shkodres Paulin Radovani dhe Drejtori i Bordit te Kullimit, Petrit Gjoni. Menjehere Prefekti Radovani mblodhi shtabin e emergjencave civile, ku ne ndryshim nga Bashkia dhe kryetarja Voltana Ademi qe akoma nuk po ndihen ne ketë situate, kërkoi angazhimin e menjehershem te gjithe strukturave, për përballimin e gjendjes se krijuar dhe asaj qe mund te avancoje ne vazhdim nga intensiteti i reshjeve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts