Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetOboti i izoluar nga uji

Oboti i izoluar nga uji

-

Oboti eshte i izoluar nga uji ! Nje furgon sjelle buken deri aty ku fillon rruga për ne ketë fshat, dhe me pas janë forcat e ushtrise qe e transportojne mbi 5 kiliometer për t’ua shperndare banoreve.

Segmenti hyres nje kilimeter i rruges për ne Obot eshte i mbuluar me mbi 70 centimeter uje. Perveç automjetit te ushtrise, ky segment u kalua me autoveturen e TV1 – CHANNEL dhe grupi iu xhirimit mundi te depertoje ne zone. Disa nga 120 shtepite qe ka ky fshat janë te rrethuara nga uji, ndersa qindra dynim toke te mbjelle, baza ushqimore dhe serat janë përmbytur. Forcat e njesise ushtarake te Vau Dejes janë ne ndihme te banoreve, 24 ore pa ndërprerje:

Fatmiresisht ne situaten e krijuar, nuk ka pasur shqetësime te theksuara mjekesore, pohojne pjestaret e ekipit te shërbimit shendetesor te zones:

Ne kthim nga Oboti shoqerojme automjetin e forcave te ushtrise, i cili kthehet për te marre disa banore qe presin te mberrijne ne fshat…….. Ketu takojme dhe Ndoc Pemen, Kryetarin e fshatit Obot. Ai thote se duhet te vine nje komision për vlerësimin e demeve, nderkohe qe si shqetësime te dites thekson:

Niveli i ujit tek Ura e Bahçallekut duket se eshte ne renie për shkak te permiresimit te motit, gje qe jep shprese se ne Obot izolimi nga uji nuk do te zgjase.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts