30 minutëshi i përcaktuar për diskutime jashtë rendit të ditës, ka shërbyer që në këshillin bashkiak të Shkodres të ngrihen disa prej shqetësimeve madhore që kanë qytetaret ne zona të ndryshme. Fillimisht kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI-së Sokol Lekaj, u ndal tek rruga e lagjes “Luguçezme” e cila vijon të jetë në gjendje të mjeruar prej vitesh. Më pas këshilltarët e tjere u ndalen tek heqja e karburantit për shkollën speciale “3 dhjetori”, mungesën e korsive për biçikleta, tregjet etj.
Këshilltari i djathtë Isuf Meta ishte edhe më i ashpër kur në ngritjen e shqetësimit për ujesjellësat e fshatit, hodhi akuza për largime nga puna dhe mungesë investimesh prej ndërmarrjes së ujesjellësit Shkoder.
Me shumicë votash kaluan edhe pikat e rendit të dites si ndihma ekonomike për të cilën pati debate rreth disa familjeve të larguara nga skema. Gjithashtu u miratua shperblimi për ekipet dhe sportistët fitues në veprimtaritë kombëtare, shtesë fondi pagash per emergjencat civile, Rregullorja për titujt vendorë të nderit në Bashkinë Shkodër.