Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetAktivitete sportive me te rinjte e LRI

Aktivitete sportive me te rinjte e LRI

-

Nje dite ndryshe me te rinjte dhe te rejat e levizjes socialiste per Integrim Shkoder dhe Puke. Keshtu zgjodhi deputeti Agron Çela te falenderoje rinine per angazhimin e treguar ne dy ditet e konventes kombetare te LSI, por ne te njejten kohe edhe per te çelur aktivitetet festive kushtuar atmosferes se fundvitit. Ne qytetin verior te Pukes, te rinjte e forumit rinor u perballen me anetaret e rajonit 4, ne dy takime te veçanta sportive. Fillimisht ishte ndeshja e futbollit mes vajzave, e cila u mbyll me fitoren e te rejave te Pukes. Me pas radha i erdhi djemve, ku rivaliteti ishte me i forte, por ne mbyllje rezultati edhe ketu foli per ekipin e LRI Puke. Deputeti Agron Çela duke pershendetur të rinjtë për angazhimin e treguar, theksoi se te tilla aktivitete përgjatë këtij muaji do te jenë të vazhdueshem në të gjithë qarkun, pasi LSI di edhe të festojë, e t’i japë rëndësinë e merituar datave të caktuara.

Çela shtoi se me këtë ritëm dhe seriozitetin e treguar deri më sot, LSI e pret 2017-en, vitin elektoral edhe më gëzueshëm dhe plot besim tek një tjetër rezultat surprizues.

Pas ndeshjeve të futbollit mes ekipit të vajzave dhe të djemve, për të rinjtë u shtrua edhe një dreke, ku ata në shoqërinë e njeri – tjetrit kaluan disa orë ndryshe.

Lëvizja socialiste për Integrim ka parashikuar përgjatë muajit dhjetor një sërë organizimesh të veçanta që i bashkohen atmosferes festive, por edhe mesazhit për të qënë pranë familjeve në nevojë, traditë kjo e përvitshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts