Me këto pak fjalë në shqip i ka uruar mirëseardhjen të pranishëmve në sallën e këshillit bashkiak, ambasadori Italian Alberto Cutillo. Zgjodhi prag festat e fundvitit që qytetarëve të Shkodres t’i prezantojë projektin e rilindjes të konsullatës së nderit, që brenda pak muajsh me një pamje krejt tjetër do të kthehet në pallatin Italia. Një ndryshim rrënjësor që e sjell këtë godinë në një pikë referimi për biznesin Italo – Shqiptar, si në marëdheniet ekonomike, ashtu edhe ato socio – kulturore.
Alberto Cutillo, ambasador i Italisë në Shqipëri
Sot eshte nje dite e bukur per Shqiperine dhe Italine. Dua te jemi ne prezence te larte ketu dhe kete e deshmon skuadra e madhe qe eshte sebashku me mua, jo vetem organizatat e ndryshme, por edhe bizneset Italiane. 1 vit me pare kur isha ne Shkoder premtova se do te vinim ketu jo sic kam bere per evente te ndryshme, por per te sjelle bizneset e organizatat Italiane ketu, pasi ato jane tejet te rendesishem. Dua te deshmojne lidhjet qe kemi me Shkodren, rendesine e madhe qe ky qytet ka nder shekuj per Italine. Sot eshte shume e rendesishme, pasi Shqiperia ka nisur rrugen e anetaresimit ne Europe dhe ne ju kemi mbeshtetur ne vazhdimesi, e kete gje do te vijojme ta bejme per te forcuar lidhjet ekonomike, social – kulturore etj.
Pyetjes së bërë nga të pranishmit nëse ky transformim do të mundësoje edhe dhenien e sherbimeve të caktuara që lidhen me dokumentacionin për në Itali të studenteve, qytetareve për bashkim familjar etj, konsulli Cutillo ju përgjigj.
Alberto Cutillo, ambasador i Italisë në Shqipëri
Vendimi per te mbyllur konsullaten erdhi pas nje studimi te mirefillte qe i beme situates ne teresi dhe nuk ka vend per diskutime. Por sic kemi bere ne keto vite zyra e konsullates ne Shkoder do te prese sherbime te caktuara, pasi konsulli yne i nderit ka qene tejet aktiv duke e deshmuar prezencen e Italise. Ideja per te qene te pranishem ne dite te caktuara per te dhene sherbime konsullore jemi duke e vleresuar pasi kjo gje e ka nje kosto. Duhet te kuptojme nese e justifikon kete kosto sherbimi, pasi Tirana nuk eshte larg per marrjen e tyre. Do ta vendosim ne te ardhmen, pasi sot nuk e kam nje pergjigje mbi kete pyetje.
Godina multifunksionale e konsullatës Italine pritet që të jetë gati në vitin 2018, ku transformimi që pëson i jep një pamje tjetër zonës, por edhe pritet ta ktheje në një qender zhvillimin ekonomiko – kulturor dhe lidhjesh të bizneseve të dy vendeve.