Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetCutillo: Vetingu shtyse per integrimin

Cutillo: Vetingu shtyse per integrimin

-

Nga Shkodra ku ishte i pranishëm në një takim per arsimin profesional, ambasadori i Italisë Alberto Cutillo e quajti pergjigjen e komisionit të Venezias për ligjin e Vetingut si shtysë për vazhdimin e metejshëm të proçesit të Integrimit Europian. I shkurtër në mesazhin që përcolli, ambasadori më pas ju rikthyer arsimit profesional, të cilin e cilëson si pikë-lidhje mes bizneseve Shqiptare dhe atyre Italiane.

Ky projekt është një mundësi e mire e punësimit të të rinjve. Ai është në linjë me politiken e ndjekur nga ministria e mirëqenies qe formon të rinj me kerkesat e tregut të punës dhe i mundëson atyre të behen pjesë e tij. Është një projekt që ofron didaktikë kryesisht laboratoriale, me punë pranë firmave që janë vënë në dispozicion duke ofruar mundësine e një formimi profesional të quajtur të dyfishtë. Pikërisht sepse formimi profesional bën të mundur përfundimin me sukses të rrugëtimit europian që Shqipëria ka nisur. Përgjigjia e dhënë nga komisioni i Venezias për ligjin e Vetingut shpresoj të jetë një shtyse e metejshme për të vazhduar më tej këtë proçes. Ndër të tjera objektiva, një tjetër shumë i rëndësishëm që synon ky projekt është edhe rritja e marëdhenieve ekonomike mes firmave shqiptare dhe atyre Italiane.
Pak muaj pasi u prezantua dega e mekatronikës në shkollën profesionale “Arben Broci” në Shkoder, ministri mirëqënies sociale Blendi Klosi, ambasadori Cutillo dhe drejtuesit vendore inaguruan laboratorin e ri në këtë shkollë. Paralelisht u lidh marrëveshja me 24 biznese, ku 110 nxënës do të jenë përfitues të praktikës mësimore për 6 muaj. Klosi e quan arsimin profesional si dritaren që i hap rrugë zhvillimit ekonomik dhe Shqiperisë europiane. Dega e mekatronikes përgatit teknikë me shumëllojshmëri aftësish duke filluar me mekaniken, pneumatiken, sistemet e kontrollit elektronik, programimin dhe sistemet e zhvillimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts